Willian në Barcelonë? E zbulon Sarri


11/01/2019

Barça u përpoq ta transferojë Willianin verën që lamë pas, duke i bërë tri oferta për të. Ofeta e tretë për brazilianin kishte mberritur në korrik dhe kapte vlerën 55 milionë funte, transmeton Gazeta Express.

Sky Sport Neës raporton se Barcelona ka bërë një propozim interesant, duke ia ofruar Chelseat Malcomin në shkëmbim të Willianit, por Sarri këmbëngul se është e pamundur që Willian të largohet këtë muaj.

I pyetur për interesimin e Barcelonës në Willianin, Sarri tha: “Nuk më thanë asgjë për këtë dje. Nuk kam ide”.

“Duhet të pyesni klubin për tregun e transferimeve, sepse nëse më pyesni mua për tregun, atëherë më fusni në telashe, sepse nuk ia kam idenë si të përgjigjem. Willian është shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart