Tronditet futbolli anglez, klubi kapet duke e spiunuar klubin


11/01/2019

Country e njoftoi policinë për ta larguar një person të dyshuar nga qendra stërvitore, dhe më vonë u zbulua se ai ishte punonjës i Leeds, i dërguar për të vjedhur informata nga seanca stërvitore, transmeton Gazeta Express.

Derby publikoi një komunikatë në uebfaqen e vet zyrtare duke e konfirmuar këtë incident. Dhe tani, Bielsa e ka pranuar se spiunin e kishte dërguar vetë ai.

“Është e vërtetë. Spiuni është dikush nga Leeds”, e pranoi Bielsa.

“Unë jam përgjegjës për këtë. Nuk ka rëndësi a është e ligjshme apo e paligjshme, e drejtë apo e padrejtë.. mua më mjafton se nuk ka qenë e drejtë për Frank Lampardin dhe Derbyn”, shtoi ai.

Ai zbuloi se i ka telefonuar Lampardit për këtë rast. 

“Dje fola me Lampardin dhe ai më tha se nuk i kam respektuar rregullat e fair play. Unë mendoj ndryshe, por më rëndësi është se cfarë mendojnë Lampard dhe Derby”, shtoi ai.  

Leeds e mposhti 2-0 Derbyn në këtë takim. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart