Tottenham mund ta kërkojë Malcomin


17/01/2019

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino gjithmonë ka qenë një tifozë i brazilianit dhe një marrëveshje mund ta dërgojë atë në Londër si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Negociatat thuhet se kanë filluar të mërkurën dhe Malcom nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e së enjtes kundër Levantes, duke nxitur edhe më shumë këto thashetheme.

Barcelona ka paguar 40 milionë euro për 21 vjeçarin pasi kishte paraqitje shumë të mira me Bordeaux, por ai ka vuajtur për të pasur minuta nën urdhrat e Ernesto Valverdes ku ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart