Solari flet për situatën e Iscos


12/01/2019

Isco ende nuk ka nisur nga fillimi ndonjë ndeshje prej se erdhi në stol Santiago Solari, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk jam ai që duhet këshilluar askënd”, ka thënë Solari.

“Këta lojtarë kanë shumë eksperiencë dhe kanë fituar disa tituj”.

“Një lojtar që është në ekipin e parë dhe ka qenë këtu për një kohë e ka eksperiencën e duhur për ta ditur se çfarë duhet të bëjë”.

“Këtu ka djelmosha të rinj, por ka edhe lojtarë me shumë eksperiencë”.

I pyetur se a do ta ndihmonte skuadrën e tij largimi i Iscos, ai u përgjigje kështu: “Këtu janë 24 lojtarë dhe të gjithë janë të rëndësishëm, dhe do të vazhdojnë të jenë”.

Nesër Reali luan si mysafir ndaj Real Betisit, dhe Isco pritet të luajë nga fillimi për herë të parë nën urdhëratë e Solarit. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart