Solari: Asgjë s’është e pamundur për Real Madridin, as trofeu i katërt rresht në Champions


11/02/2019

Rezultatet e Real Madridit janë përmirësuar tej mase gjatë muajit të fundit, bashkë me performancen e skuadrës në përgjithësi. Derbi madrilen ndaj Atletico Madridit të shtunën ishte dëshmi për këtë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri argjentinas bëri disa komente filozofike që shpjegojnë sesi ai ia ka dalë t’i ndryshojë gjërat në Real.

“Futbolli është ofrues i plotfuqishëm i ëndrrave dhe shpresave, dhe të luash në ligën elitare është ëndërr që ke kur je fëmijë”, tha Solari, duke folur në një konferencë të UEFA-s.

“Nganjëherë ëndrrat nuk realizohen dhe shpresat thyhen, dhe futbolli të bën të fillosh përsëri nga zeroja dhe të japë mundësi të ëndërrosh përsëri”, shtoi ai.

I pyetur nëse Real Madridi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të katërt radhazi, Solari tha: “Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin”.

Real Madridi udhëton nesër drejt Amsterdamit për t’u përballur me Ajaxin të mërkurën mbrëma në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart