Skuadra nuk i përgjigjet, Magani paralajmëron dorëheqjen nga Trepça ’89


21/09/2018

Pas barazimit në transfertën e Suharekës ndaj Ballkanit dhe fillimit shumë të dobët që i ka bërë sezonit në IPKO Superligën e Kosovës Trepça ’89, me vetëm 6 pikë në 6 javë, trajneri peqinas tha se do të rishikojë pozicionin e tij duke lërë të kuptohet se mund të japë dorëheqjen nga stoli i skuadrës nga Mitrovica.

“Ky është një rezultat i papranueshëm për ne. Kishim një lojtar më shumë në fushë dhe ata krijuan raste më shumë se ne. Mendoj se lamë 2 pikë që na largojnë nga objektivat”.

“Nuk jam aspak i kënaqur pasi skuadra nuk u përgjigj në fushë. Kur ka diçka që nuk shkon, trajneri merr përgjegjësitë, do të flas me presidentin. Kam pasur besim te vetja, dhe kam ende, mirëpo vjen një moment që diçka nuk shkon më”, përfundoi ai.

Trepça ’89 gjendet në kuotën e 6 pikëve në po kaq  javë kampionat. /SS/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart