​Ronaldo i sigurt se do të triumfojë përsëri në Ligën e Kampionëve


13/12/2018

Young Boys e pritën në shtëpi mbrëmë skuadrën e Massimiliano Allegrit për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Zviceranët e fituan këtë ndeshje me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Ronaldo, i cili e ka fituar këtë titull gjatë tri viteve të fundit radhazi me Real Madridin, beson se ai do të triumfojë në këtë garë edhe këtë sezon me klubin e tij të ri, Juventusin.

“Tani fillon pjesa e bukur e Ligës së Kampionëve dhe unë besoj se të gjithë jemi plotësisht gati për këtë fazë”, ka thënë portugezi 33-vjeçar, i cili nuk arriti të shënojë në ndeshjen kundër Young Boys, por ishte afër golit kur e goditi shtyllën.

“Jam i qetë sepse e di potencialin e skuadrës dhe potencialin tim. Unë mund t’i kisha shënuar lehtësisht dy gola, por kështu është futbollit. Tani duhet të fillojmë të përqendrohemi në ndeshjen tjetër”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart