Rivali londinez ia rrëmben Arsenalit Perisicin?


12/02/2019

Tuttosporti raporton se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i dashuruar me Perisicin që prej ndeshjeve mes Interit dhe skuadrës së tij në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane shton se gjiganti londinez kishte tentuar për anësorin kroat qysh në janar, por do të tentojë prapë në verë.

30-vjeçari u rikthye së fundmi në skuadrën e Interit pasi i dështoi kalimi në Arsenal në janar.

Ai pritet të largohet nga zikaltrit në verë dhe mund të hapë rrugë për transferimin e Moussa Sissokos apo Serge Aurierit në Milano. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart