Realit i vjen konkurrenca nga dy klube të forta për Eriksenin


17/01/2019

Sipas AS, Real Madridi pritet që të rivalizohet nga Barcelona dhe Chelsea për yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen

Kampionët europian duket se e kanë bërë prioritet nënshkrimin me danezin por po ashtu ka edhe skuadra të tjera që e kërkojnë atë.

Barcelona e sheh Eriksenin si një zgjidhje për të zëvendësuar kroatin Rakitic, kurse Chelsea nëse do ta humbet Hazardin është në kërkim të një mesfushori me tipare si Eriksen, pavarësisht se ata kanë nënshkruar me Pulisic. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart