Reagon Bayerni, pasi Meuller pezullohet dhe i humb dy ndeshjet ndaj Liverpoolit


11/01/2019

Kjo nënkupton se sulmuesi gjerman do të mungojë në dy ndeshjet e Bayernit ndaj Liverpoolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve në shkurt, transmeton Gazeta Express.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA e pezulloi Muellerin me dy ndeshje mos lojë të premten, për shkak të kartonit të kuq që e kishte marrë në ndeshjen ndaj Ajaxit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Ai u ndëshkua me të kuq për shkak se e goditi me shqelm në kokë mbrojtësin e Ajaxit Nicolas Tagliafico.

Tani, klubi syon të jetë i suksesshëm në ankesën ndaj këtij dënimi, në mënyrë që Mueller të mundë t’i ndihmojë skuadrës në fazën e eliminimit direkt ndaj Liverpoolit.

Mueller i ka shënuar pesë gola dhe i ka dhuruar gjashtë asiste në 25 ndeshje deri tani këtë sezon në të gjitha garat. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart