PSV kërkon kthimin e Robben


13/12/2018

Robben e ka konfirmuar se do të largohet nga klubi bavarez në fund të këtij stinori dhe në stinorin e ardhshëm mund ta shohim në Holandë, transmeton Gazeta Express.

Holandezi ishte pjesë e PSV-së gjatë viti 2002 deri më 2004, para se të kalonte te Chelsea.

Te Bayerni brenda 10 stinoreve Robben ka bërë 305 paraqitje, ka shënuar 143 gola, i ka fituar shtatë Bundesliga, pesë DFL-Supercup, katër DFB-Pokal, një Ligë të Kampionëve dhe një UEFA Super Cup. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart