Perez: Reali duhet të blejë 9-sh? Benzema është më i miri në botë


11/02/2019

Lajmin e ka konfirmuar numri një i klubit, Florentino Perez.

Në një intervistë për ‘France Football’, ku shpalosi shumë gjëra, Perez u pyet edhe për mundësinë e afrimit të një sulmuesi, që është temë e kamotshme te Madridi pas sezoneve të luhatshme të Karim Benzemas.

Por, Perez s’e ka ndërmend të bëjë ndryshime në këtë repart, francezi do të vazhdojë të udhëheqë sulmin e 13 herë Kampionëve të Evropës.

“Kam dëgjuar për vite me radhë se Madridi ka nevojë për një 9-sh, por është e qartë se Karim Benzma është sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi Perez.

“Ajo çfarë po bëjmë është sjellja e të rinjve me të ardhme të ndritur, si Vinicius apo Rodrygo”.

Benzema është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009.

Francezi, i cili po shijon sezonin e 10-të në Santiago Bernabeu, ka shënuar 210 gola me fanellën e bardhë në 449 paraqitje. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart