Pendimi i thellë i Neymarit: I ka telefonuar Barcelonës plot 5 herë për ta kthyer në klub


11/01/2019

Neymari dëshiron me patjetër të kthehet në Katalonjë dhe për këtë ka biseduar babai i tij me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeun, duke iu lutur atij t’ia mundësojë të birit të tij arratisjen nga kryeqyteti francec, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.

“Ai është i zhgënjyer dhe i penduar”, i ka thënë Neymar Sr. presidentit të Barcelonës për Neymarin, sipas El Mundos. 

Sulmuesi brazilian beson se PSG-së i mungon projekti sportiv, prandaj nuk dëshiron të kalojë më kohë atje. 

Neymari u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, duke thyer rekordin botëror mas marrëveshjes në vlerë 222 milionë euro. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart