Nusja befason dhëndrin, lëshon himnin e Ligës së Kampionëve në dasmë


12/02/2019

Liga e Kampionëve do të kthehet zyrtarisht në ekranet tona sonte, kështu që për t’u disponuar edhe më shumë, ia vlen të kujtohet një gjest i mahnitshëm i një nuseje për burrin e saj, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2012, çifti katalunas Marcos dhe Neus u martuan. Sigurisht, dasma është një gëzim për këdo, por kulmi në këtë dasmë u arrit kur nusja Neus vendosi të befasonte dhëndrin.

Në një moment në kishë, teksa po kryhej ceremonia e dasmës, kori filloi të performonte himni e Ligës së Kampionëve – dhe pjesa tjetër është histori.

Fytyra e befasuar e Marcus i thotë të gjitha. Skena të pabesueshme! /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart