Milani përsëri interesohet për Fellainin


12/01/2019

31-vjeçari thuhet se do të largohet nga “Old Trafford” në verën që vjen si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Që prej se ka ardhur në stol Ole Gunnar Solskjaer, belgu nuk po arrin të luajë ashtu si në kohën sa ishte trajner Jose Mourinho.

Sipas raporteve në Belgjikë, Milani do të tentojë transferimin e tij qysh në këtë afat kalimtar.

Për Fellainin interesohet Porto dhe klubi kinez, Guangzhou Evergrande. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart