​Messi e dëshiron Pogban në Barcelonë


18/10/2018

Edhe trajneri Ernesto Valverde e dëshiron këtë transferim, por skautët e Barcelonën nuk janë ende të bindur për Pogban, pasi që ata besojnë se stili i lojës së klubit kërkon mesfushorë që rrezikojnë më pak, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas disfatës që pësuan në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Romës si mysafir, kur u eliminuan pas fitores me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë, shumë nga lojtarët e Barcelonës mendojnë se kanë nevojë për diçka të re brenda skuadrës.

Messi dhe Pique mendojnë se zgjidhja më e mirë për këtë problem do të ishte transferimi i francezit, pasi që ai ka talentin teknik dhe fizik që i nevojitet për momentin mesfushës së Barcelonës.

Megjithatë, ka dyshime se Barcelona nuk ka kapacitet financiar për ta blerë Pogban, pasi që Manchester Unitedi nuk do të pranojë më pak 100 milionë euro, ndërsa Barcelona ka deklaruar vetëm 11 milionë euro fitim gjatë stinorit të fundit.

Transferimi i Pogbas në Barcelonë bëhet më i mundur për shkak të marrëdhënies së keqe që kanë mes vete francezi dhe trajneri i tij në Manchester United, Jose Mourinho. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart