Mësohet data e rikthimit të Contit


14/09/2018

Conti nuk ka mundur që të paraqitet me Milanin në stinorin e kaluar për shkak të lëndimit në ligamentet e gjurit dhe pastaj ka përjetuar edhe një lëndim tjetër që e shtyri rikthimin e tij të shumëpritur nga tifozët milanist, transmeton Gazeta Express.

Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë i Atalantas, është paraparë që të rikthehet në shtator ose tetor, mirëpo tani mjekët thonë se rikthimi i tij me gjasë do të jetë Superkupa kundër Juventusit më 13 janar, 2018.

24-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e kaluar nga Atalanta për 24 milionë euro. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart