Mesfushori i Unitedit: Dua të luaj më shumë


13/12/2018

Mesfushori brazilian luajti mbrëmë nga fillimi në ndeshjen ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilën ndeshjen e humbi skuadra e Jose Mourinhos me rezultatin 2-1, transmeton Gazeta Express.

“Jam i uritur për të luajtur më shumë”, ka thënë Pereira.

“Jam duke tentuar që ta bëj më të mirën për çdo javë. Ka qenë një gjë shumë e mirë për mua që luajta në këtë ndeshje, në fillimi ishte e vështirë për shkak të ritmit të ndeshjes, por unë e dhashë më të mirën”.

“Mendoj se çdo lojë do të më bënte më mirë”.

Pereira në këtë stinor ka gjashtë paraqitje, katër në Premierligë dhe dy në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart