Mbappe zbraz xhepat për ta gjetur pilotin e aeroplanit që po e bartte Salan


11/02/2019

Një paqe për grumbullimin e fondeve për ta vazhduar kërkimin e David Ibbotson, i cili po e drejtonte aeroplanin që po e barte futbollistin argjentinas kur u rrëzua në Kanalin Anglez, u hap të premten, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës dhe ylli i Parisit, Mbappe, emri i plotë i të cilit është Kylian Mbappe Lottin, dhuroi 27 mijë funte nën emrin Elie Lottin.

Deri tani janë grumbulluar 120 mijë funte, ndërsa synimi i është të mblidhen 300 mijë funte.

Aeroplani dhe trupi i Emiliano Salas u gjeten në fund të detit, por jo edhe trupi i pilotit Ibbotson.

Trupi i Salas u nxor nga uji dhe ai u konfirmua i vdekur. Rrënojat e aeroplanit kanë mbetur nën ujë në Kanalin Anglez, ndërsa trupi i Ibbotson nuk është gjetur ende. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart