Marcelo: Si mund të luaj nëse i kam shtuar 7 kilogramë?


11/02/2019

Marcelo nuk po kalon një sezon të mirë. Mbrojtësi brazilian kohë pas kohe është duke u ulur në stol nga Santiago Solari, i cili po e preferon të riun e akademisë, Reguilon.

Kjo u vërtetu edhe në derbin e Madridit, ku Reali triumfojë 3-1 ndaj Atleticos dhe Marcelo ishte në stol gjatë gjithë lojës.

Ai u kritikua se ka shtuar peshë, por i është kundërpërgjigjur kritikëve.

“Nuk e shoh si lajm sepse është gënjeshtër. Mendoj se i kanë shpikur për t’i dëmtuar futbollistët profesionist. Është e pamundur për të luajtur me shtatë kile më shumë”, tha Marcelo.

30-vjecari është pjesë e Realit që nga viti 2006 dhe ka bërë 475 paraqitje, teksa ka realizuar 36 gola. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart