Mane: Liverpooli po kërkon diçka speciale


12/01/2019

Liverpooli pozicionohet në krye të tabelës me 54 pikë, katër më shumë se Manchester City, dhe është pa titull të ligës angleze tash e 29 vite, ndërsa titulli i fundit është në vitin 2012, pasi mori Carling Cup, transmeton Gazeta Express.

“Çdo stinor ne jemi ne jemi në progres, dhe kjo është një gjë pozitive për ne”, ka thënë sulmuesi senegalez.

“Për këtë ne stërvitem shumë për çdo ditë, për të mësuar, për t’u përmirësuar më mirë secilën herë”.

“Ne tani do të luftojmë për diçka speciale me klubin”.

“Ne jemi shumë të qetë dhe do të tentojmë të vazhdojmë kështu deri në fund të stinorit”. 

Mane në këtë stinor i ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 3 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart