Lingard beson se United do të përfundojë në top katër


07/12/2018

Jesse Lingard beson se ende ka kohë që Manchester United ti kthehet luftës për top 4 dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

United për momentin ka tetë pikë, tetë pikë larg vendit të pestë pasi që barazoi mezi në shtëpi kundër Arsenalit.

“Është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit, kështu që për ne çdo ndeshje do të jetë një luftë për tri pikë, kjo është gjëja kryesore”, ka thënë sulmuesi i Anglisë.

“Sidomos këtë muaj që ka shumë ndeshje, kështu që ne duhet të jemi të gjithë gati. Natyrisht duhet që të bëhen edhe shumë rotacionit, por të gjithë duhet të luajnë në 100 për qind të formës së tyre”.

25 vjeçari, po ashtu ka thënë se e sheh paraqitjen kundër Arsenalit si një provë që lojtarët janë gati që të përballojnë presionin dhe besojnë se do të arrin një vend që i kualifikon ata në Ligën e kampionëve.

“Mendoj se ne besojmë si skuadër”, ka thënë ai. “Ne jemi një skuadër. Ne bëmë një paraqitje të mirë kundër Arsenalit për tifozët por treguam edhe pasion në fushë”, ka thënë në fund ai. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart