Leonardo tregon pse shkoi në Inter


11/10/2018

Braziliani ishte lojtar i Milanit, dhe po ashtu ka qenë trajner gjatë stinorit 2009/10, ndërsa pas largimit nga Milani, kaloi te rivali i klubit, Interi, ku qëndroi për një stinor si trajner, gjë që bëri shumë tifozë të kenë urrejtje për të, transmeton Gazeta Express.

“Ishte Milani që më bëri trajner”, ka thënë Leonardo.

“Nuk dëshiroja ta bëja, por pastaj e filluam të gjithë së bashku”.

“Unë shkova në Inter për disa arsyeje, por kryesorja ishte Moratti. Kisha marrëdhënie të mira me lojtarët brazilian të Interit gjatë kohës sa isha lojtar”.

“Marrëdhënia ime kishte lindur atëherë, kam ndarë disa projekte me vajzën e tij, Carlottan, dhe e kam takuar Morattin disa herë”.

“Tani është hera e katërt që jam kthyer në Milan, dhe të gjitha kanë qenë të bazuara në emocione”.

Leonardo u rikthye në fillim të këtij stinori nga pronarët e rinj, Elliott, ku përkrah tij u rikthye edhe legjenda e rossonerëve, Paolo Maldini. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart