Lëndohet numri 7 i Real Madridit


07/12/2018

Ai nuk ka arritur që të paraqitet në La Liga, edhe pse bëri një gol të bukur nga largësia në ndeshjen e parë kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se ai u nderua me numrin që barte Cristiano Ronaldo, pra shtatë, Mariano nuk ka qënë startues as në kohën e Lopeteguit e as Santiago Solarit.

Atij ju dha mundësia që të luaj kundër Melillas por mbeti përsëri i zhgënjyer pasi që u detyrua që të largohet shkaku i lëndimit.

Edhe pse luajti për 80 minuta ai nuk arriti që të shënoi kundër një skuadre modeste të rangjezve të ulëta, derisa Madridi u detyrua që të luaj 10 minuta pa të për shkak se kishte bërë tri zëvendësimet e mundshme. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart