Lazio e shqiptarëve e eliminon Marseillen nga Europa Ligë, kualifikohet për fazën tjetër


08/11/2018

Lazio e ka dëshpëruar keq sonte Marseille, pasi që në Olympico e ka mundur me rezultat 2-1, një rezultat që e eliminon këtë skuadër nga Europa Ligë.

Lazio e kërkoi fitoren që nga fillimi i saj duke sulmuar në drejtim të portës së mysafirëve, por ata tentonin që ta zinin atë në befasi me anë të kundërsulmeve.

Goli i parë erdhi në minutën e 45’të te ndeshjes ku Ciro Immobile asistoi për Parolon, i cili shënoi në këndin e portës për epërsinë e parë të Lazios në këtë ndeshje.

Edhe pjesën e dytë Lazio e nisi shumë më mirë se Marseille dhe shënoi golin e dytë në minutën e 55’të.

Përsëri në skenë ishte Immobile, që sonte nuk shënonte por asistonte për bashkëlojtarët e tij.

Kësaj radhe asisti i Immobiles ishte për Correan që shënoi në minutën e 55’të.

Marseille reagoi me një gol që e shënoi në minutën e 60 Thauvin, pasi që mbrojtësit e Lazios gabuan.

Marseille ishte afër ta barazonte rezultatin në minutën e 5 shtesë por Strakosha intervenoi.

Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 9 pikëve në grupin e saj. Ata janë në vendin e dytë pas Frankfurtit me të cilin do të garojnë për vendin e parë pasi që Marseille dhe Apollon Limassol tashmë janë eliminuar nga kjo garë. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart