Kane kërkohet me ngulm nga Reali, ky është çmimi i pabesueshëm që Tottenhami ia ka vënë atij


12/01/2019

Kane do t’i mbushë 26 vjet në fund të muajit korrik dhe sipas mediave botërore, bazuar në moshën dhe paraqitjet e tij, anglezi do të ishte sulmuesi më i mirë që një skuadër mund ta blejë, sidomos nëse e krahason me sulmuesit e mëdhenj por në moshë, Robert Lewandowskin (30 vjeç) dhe Edinson Cavanin (32 vjeç), transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar se Madridi e ka kontaktuar klubin londinez për ta bërë këtë ëndërr realitet. Sipas AS, një zyrtar i lartë i Real Madridit ka biseduar me drejtuesit e Tottenhamit para Krishtlindjes për transferimin e mundshëm të Kane.  

Synimi i tij ka qenë të mësojë se çfarë çmimi do të mundë të kishte blerja e tij, sa për t’i nisur bisedimet në muajt e ardhshëm. Përgjigja që ai ka marrë nuk ishte inkurajuese, 350 milionë euro.

Në çmendurinë e tregut të transferimeve që nisi me kalimin e Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona më 2017 për 222 milionë euro, ky vlerësim pasqyron nevojën e Madridit për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, njeriun i cili ia siguronte 50 gola në sezon para se t’i bashkohej Juventusit. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart