​Ja sa para do t’i fitojë Fury nga rimeçi me Wilderin


12/02/2019

Paratë e fituara nga meçi i parë, Fury i kishte dhuruar për bamirësi për personat e pastrehë në Britani të Madhe. Ai tani është në fazat finale të negocimit të një rimeçi me Wilderin, i cili pritet të zhvillohet në Nju Jork, më 18 maj.

Paratë e fituara për këtë rimeç do të jenë shumë më të larta sesa për meçin e parë dhe Fury, edhe pse mund t’i fitojë vetëm 40 për qind pasi që ai e ka sfiduar Wilderin, mund t’i fitojë deri në 24 milionë euro.

Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvillua më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe përfundoi baras. Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

Fillimisht ishte bërë e ditur se do të zhvillohet një rimeç në maj apo qershor të këtij viti, megjithatë ky plan ka ndryshuar dhe rimeçi mes këtyre të dyve tani pritet të zhvillohet në prill apo në maj. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart