I riu i Arsenalit tallet me Fellainin: Është xheloz për kaçurrelet e mia


06/12/2018

Mesfushori i Arsenalit Matteo Guendouzi ka bërë një deklaratë pasi që Marouane Fellaini shkuli flokët e tij, por këtë e ka bërë me humor duke thënë se mesfushori i United është xheloz për kaçurrelat e tij.

Incidenti ndodhi para syve dhe hundës së gjyqtarit Andre Marriner, i cili edhe pse e ndali faul nuk e gjykojë të arsyeshme që ta ndëshkojë atë.

“Mendoj se këtu ka xhelozi. Ndoshta ai nuk mund ta pranojë faktin se tani ka flokët e shkurtra”, ka thënë Guendouzi me humor për RMC Sport për ndërhyrjen bizare duke bërë humor.

Me gjyqtarin që ishte aty, Fellaini duket se do ti shpëtojë edhe një dënimi nga FA. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart