​Gjashtëvjeçarja e talentuar që i ngjason Ronaldinhos


17/01/2019

Dos Santos është shumë e dhënë pas futbollit dhe prindërit e saj ia kanë hapur një llogari në Instagram, ku i publikojnë videot e gjashtëvjeçares duke luajtur futboll dhe duke u takuar me futbollistë të famshëm, shkruan Gazeta Express.

Në fund të vitit të kaluar, Ariana e kishte takuar idhullin e saj, Ronaldinhon, dhe kishe filluar të qante sapo e kishte takuar legjendën braziliane të futbollit. Ajo e do Ronaldinhon aq shumë saqë stërvitet vazhdimisht për ta kopjuar teknikën e tij.

Babai i Arianës, David dos Santos, është rritur në Brazil dhe ai u detyrua ta gjente disi numrin e Neymarit pasi që gjashtëvjeçarja dëshironte të bisedonte me yllin e Paris Saint-Germainit, me të cilin kishte arritur të fliste. /Gazeta Express/

View this post on Instagram

???? nada é por acaso???????? @nike
A post shared by Ariana Dos Santos (@arianadossantos10) on

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart