Ferguson në stërvitje me Manchester Unitedi përpara ndeshjes ndaj Tottenhamit


12/01/2019

Skuadra po i bënë stërvitjet finale përpara udhëtimit për në Londër, ku do të takohet me Spurs nesër në “Wembley”, dhe bashkë me lojtarët ka qenë ish-trajneri legjendar, Ferguson, transmeton Gazeta Express.

Unitedi po kalon në formë të shkëlqyer që prej se është bërë trajner Ole Gunnar Solskjaer, duke zërë vendin e të shkarkuarit, Jose Mourinhos.

Në pesë ndeshjet e para, norvegjezi ka siguruar pesë fitore.

Prezenca e Fergusonit do t’iu ndihmojë lojtarëve që të përgatiten moralisht për ndeshjen ndaj Tottenhamit, që zhvillohet të dielën prej orës 17:30. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart