​“Është e vështirë për Solarin të bëhet si Zidane”


13/12/2018

Lopetegui u shkarkua nga pozita e trajnerit të Real Madridit një javë më parë, pas disfatës me rezultat 5-1 në El Clasico. Ai e humbi këtë punë pasi që nuk kishte arritur të siguronte rezultate të mira këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Në vend të tij, tani ka ardhur Santiago Solari, i cili kishte qenë trajner i Real Madrid Castillas. Ai u emërua në këtë pozitë fillimisht për dy javë, ndërsa tani ka fituar kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2021.

Skuadra e Solarit është kualifikuar nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve si fitues i grupit, megjithatë trajneri argjentinas do ta ketë të vështirë ta fitojë titullin e kësaj garë, gjë që Zidane kishte arritur ta bënte për tri vite radhazi.

“Nëse Solari është trajneri këtu, atëherë ne duhet ta mbështesim atë dhe t’ia japim atij forcën dhe kredibilitetin sepse është e komplikuar dhe e vështirë të jesh i ulur në atë karrige”, ka thënë Karanka.

“Nëse ai nuk mund ta bëjë atë që e bëri Zidane, që do të jetë e vështirë, shpresoj se ai do të arrij ta kthej skuadrën në formë dhe t’i kthejë ata në ecuri të fitoreve”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart