E pabesueshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e refuzon Barcelonën


12/02/2019

Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, tani lojtar i Fenerbahces, Martin Skrtel nuk e ka pranuar ofertën e Barcelonës në janar, sipas gazetës spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express.

Agjenti i Skrtelit ka thënë për AS se mbrojtësi sllovak kishte ofertë nga Barça në janar, të cilën e refuzoi.

Momentalisht, Skrtel luan për Fenerbahcen në Turqi dhe në pranverë do t’i mbushë 34 vjet.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Barcelona ishte në treg për të gjetur një mbrojtës të qendrës, dhe transferoi Murillon nga Valencia. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart