​Dyshja e Express dhe T7 shpërblehet me çmim për gazetari sportive


11/01/2019

Konushevci dhe Pozhegu janë fitues të çmimit “Ali Shala”, për gazetari të shkruar, që e ndau sot Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Ky është çmimi i katërt për më pak se pesë vjetët e fundit që e fiton kjo dyshe e gazetarëve sportivë, të cilët nga 1 janari i këtij viti i janë bashkuar Televizionit T7 dhe Gazetës Express. 

Në fakt, të dy ata janë kthyer në Express, ku patën punuar goxha gjatë deri para disa vitesh si gazetarë të sportit. Kurse tani Konushevci e mban pozitën e redaktorit të sportit në Gazetën Express dhe Televizion 7. 

Shkrimi i fitues i çmimit “Ali Shala” për vitin 2018 i kësaj dysheje me titullin “Sporti në paterica”, ishte botuar në gazetën “Zëri” më 19 dhjetor 2018. 

Ndërsa kronika më e mirë e vitit u shpall ajo e Avni Shabanit, Fotografia më e mirë, Shpend Ahmeti, komentatori më i mirë Andin Lokaj, dhe mirënjohje për gazetarin e ri, Lorik Jashanica./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart