​Dembele u kërkon falje bashkëlojtarëve të Barcelonës


13/12/2018

Gazeta Sport shkruan se Dembele i kishte ftuar të gjithë bashkëlojtarët e tij në zhveshtore në fillim të kësaj jave për t’u kërkuar falje lojtarëve të klubit katalonas. Kjo kërkim falje u prit shumë mirë nga stafi i Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Mediat spanjolle raportojnë se Dembele u ka premtuar bashkëlojtarëve të tij dhe stafit të trajnerëve se ai nuk do të vonohet më në për seancat stërvitore dhe do të sillet si një futbollist profesionist.

21-vjeçari është përballur me disa ndëshkime, përfshirë këtu edhe një gjobë të madhe, mos përfshirje në skuadrën e zgjedhur për disa ndeshje të këtij sezoni, si dhe ka marrë leksione si nga bashkëlojtarët, ashtu edhe nga drejtorët e klubit katalonas.

Të gjithë në klub kanë marrë një vendim brenda klubit që të ngrenë një muri përreth ish-futbollistit të Dortmundit, pasi që e kuptojnë se një lojtari aq të ri sa Dembele i duhet mbështetje dhe këshillim.

Përkundër që është një person shumë i zëshëm për disiplinën dhe barazinë brenda zhveshtores, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i beson Dembeles dhe beson se ky plan do të ndikojë që francezi ta ndryshojë sjelljen e tij.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, strategu spanjoll ia dha lojtarit të tij edhe një mundësi dhe 21-vjeçari arriti ta shfrytëzojë këtë mundësi pasi që e shënoi golin e vetëm të Barcelonës në ndeshjen që përfundoi baras.

Pep Segura dhe Eric Abidal, në emër të bordit dhe lojtarëve, e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë lojtarë të lënë anash në skuadrën e Barcelonës. Edhe Dembele ka insistuar se ai ka mësuar nga gabimi i tij.

Bashkëlojtari i tij, Carles Alena, e ka konfirmuar se të gjithë në skuadrën e Barcelonës e mbështesin plotësisht Dembelen.

“Ai e ka bërë një gabim dhe e di këtë gjë, por ne jemi me të deri në vdekje”, ka thënë spanjolli. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart