Arsenali mposhtet nga West Hami


12/01/2019

West Hami e mposhti skuadrën e Unai Emery me rezultati minimal 1-0, me golin e vetëm të Declan Rice, raporton Gazeta Express.

Vendasit dominuan ndeshjen, kurse golin e shënuan në minutën e 48’ në pjesën e dytë pas një gabimi të Granit Xhakës në zonën e mbrojtjes.

Samir Nasri u kthye në Premierligë me asist për herë të parë që nga viti 2016, në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit, ku qëndroi për tre vite.

“Çekanët” me këtë fitore pozicionohen në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme e pret në “Emirates” Chelsean, kurse West Hami luan si mysafir ndaj Bournemouthit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart