Smoothie me tranguj, pija që të freskon dhe të hidraton


16/08/2018

Mund ta përdorni për tu freskuar apo edhe për të qëndruar gjatë gjithë ditës i hidratuar. Ndiqni hapat e përgatitjes dhe mos e lini pa provuar, shkruan shije.al

Përbërësit:
1 mollë jeshile
1 grusht spinaq
1 kastravec e gjysmë
xhinxher
20 gr bajame dhe arra të shtypura mirë
Përgatitja:
Fillimisht mollën, spinaqin dhe kastravecin e larë dhe të prerë në copa të vogla vendoseni në një blender.
Shtoni më pas xhinxherin e freskët dhe masën që u përftua hidheni në një gotë të madhe.
Dekorojeni atë me bajame dhe arra të grira (në mungesë të bajameve përdorni vetëm arra dhe e anasjellta).
Është e rëndësishme që ta pini menjëherë në mënyrë që lëngu të mos humbasë vlerat e tij ushqyese.

 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart