Pasi iu vdiq djali i madh, prindërit marrin lajmin tjetër pikëllues për foshnjën e sapolindur


07/01/2019

Prindërit e foshnjës, Sarah dhe Chris, djali i të cilëve vdiq në moshën dy vjeçare më 2012, janë duke u përgatitur për më të keqen, ndërsa qëndrojnë pranë foshnjës së tyre të porsalindur në Spitalin Freeman të Newcastle, Angli.

Foshnja, që u lind para kohës, është e lidhur për një pajisje e cila po e mban atë në jetë, përderisa prindërit po vazhdojnë betejën e tyre për të gjetur një dhurues zemre, transmeton Gazeta Express. 

Prindërve u është thënë se shpresa e vetme e foshnjës është transplanti i zemrës, dhe se ai mund të vdesë brenda javësh nëse një organ i ri nuk gjendet, raportoi Chronicle Live.

Sarah dhe Chris kanë treguar lajmin pikëllues në Facebook. Sarah, 44 vjeçe, shkroi: “Vogëlushi ynë nuk ia ka dalë me operacion dhe mënyra e vetme si mund të shpëtojë ai është të marrë një zemër të re apo nëse ndodh mrekullia dhe zemra e tij fillon të pompojë gjak nëpër trup”.

“Kemi nevojë për një zemër brenda pesë javësh ose do ta humbim djalin tonë të bukur. Nuk mund të tregoj se sa të thyera i kemi zemrat për momentin… por kurrë nuk do të heqim dorë prej tij”. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart