Një nga psikiatrit më të mirë në botë i zbulon rregullat që jua ndryshojnë jetën për mirë


04/01/2019

Mbi të gjitha, janë gjëra të cilat të gjithë duam t’i arrijmë.

Një nga psikiatrit më të mirë në botë na i ka zbuluar disa rregulla që na ndihmojnë t’i arrijmë ato.

Dr. Mikhail Litvak është psikolog rus, psikoterapist dhe autor i më shumë se 30 librave mbi psikologjinë praktike dhe popullore.

Ai sugjeron se lumturia, suksesi profesional e personal janë gjëra të cilat përcaktohen nga mënyra si e jetoni jetën.

Më poshtë i keni disa rregulla nga ai që ju ndihmojnë të keni sukses në jetë dhe t’i përmirësoni lidhjet:

1: Mos e ndiqni lumturinë sepse nuk do ta gjeni te njerëzit tjerë dhe në gjërat materiale – ajo gjendet brenda JUSH.

2: Nëse jeni të kënaqur me veten dhe e dini se jeni të mirë, të mençur dhe me vlerë, atëherë nuk ju duket e domosdoshme që njerëzit tjerë ta mendojnë të njëjtën gjë për ju.

3: Nëse dëshironi diçka tejet shumë, atëherë mos pritni dhe mos e kërkoni lejen e askujt për ta bërë ose pasur atë. Sigurohuni që ju keni kontroll mbi atë gjë.

4: Sigurohuni t’i planifikoni veprimet dhe ta organizoni jetën mirë, pastaj lumturia vjen si rezultat i kësaj.

5: Është e pamundur ta kënaqni çdo person në botë. Përpjekja për ta bërë këtë vetëm do t’ju bëjë të ndiheni jo komod dhe të lodhur emocionalisht.

6: Depresioni është i tmerrshëm, i dëmshëm dhe i vështirë, s’ka dyshim. Por, prapëseprapë ju mundëson t’i shikoni thellësitë e shpirtit, të mendoni për veten dhe t’i kuptoni gjërat që janë duke ju shtyrë para ose tërhequr pas.

7: Ta shpenzoni kohën duke lexuar një libër të mirë është gjithmonë gjë më e mirë dhe më fitimprurëse për ju sesa të flisni me një person të rëndomtë.

8: Ka vetëm një arsye se përse duhet ta lini punën ose ta përfundoni një lidhje – paaftësia për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht. /Telegrafi

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart