Gazeta Express https://www.gazetaexpress.com/ LAJMI I FUNDIT Tue, 19 Mar 2024 06:04:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.2 BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut “sipas një skenari rus” https://www.gazetaexpress.com/bdi-paralajmeron-trazira-te-mundshme-ne-maqedonine-e-veriut-sipas-nje-skenari-rus-2/ Tue, 19 Mar 2024 06:04:14 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377119

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka paralajmëruar trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Këto trazira, sipas kësaj partie që është pjesë e Qeverisë maqedonase, kanë për bazë një “skenar rus” të koordinuar, siç tha, mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partisë, E Majta.

BDI-ja, që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një deklarate pretendoi se fyerjet, që sipas saj po i bën opozita ndaj kandidatit të saj për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit me mandat teknik, Talat Xhaferit, bazohen në “mungesën e programit zgjedhor dhe nxitjes e tensioneve për shkak të humbjes në zgjedhje”.

Për këtë “skenar”, BDI-ja tha se ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, por në komunikatë nuk saktësohet se për çfarë skenari bëhet fjalë dhe nëse për këtë ka marrë indikacione nga shërbimet e sigurisë të Maqedonisë së Veriut.

“Përshëndesim vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit për t’i thënë po Evropës, jo Rusisë”, u tha në reagimin e BDI-së.

“Për momentin nuk kemi të dhëna të tillë. Institucionet përkatëse, Agjencia për Zbulim, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe sektori i veçantë për siguri në Ministri të Mbrojtjes kanë raportuar për aspektet e sigurisë, por aktualisht nuk ka të dhëna. Por, tendenca për veprime hibride ka dhe kjo duhet të nxisë institucionet që të marrin masa parandaluese”, tha Xhaferi gjatë një vizitë në Tetovë.

Lidhur me pretendimet e BDI-së ka reaguar edhe kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari, duke e akuzuar këtë subjekt politik për “hipokrizi”.

“Janë këto akuza qesharake dhe BDI-së nuk i ngjan t’i thotë. Nëse dikush nga partitë shqiptare ka afërsi me Serbinë, ajo është BDI… Nuk ka mundësi që opozita të organizojë diçka kur nuk ka pushtet. Nëse dikush është e shqetësuar dhe nervozuar në këtë kohë, unë mendoj se më shumë se BDI-ja nuk është askush”, deklaroi Taravari.

Zgjedhjet presidencial në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill ndërsa më 8 prill zgjedhjet parlamentare së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

The post BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut “sipas një skenari rus” appeared first on Gazeta Express.

]]>

Putini shfaq planet për Rusinë e Madhe në fjalimin e fitores https://www.gazetaexpress.com/putini-shfaq-planet-per-rusine-e-madhe-ne-fjalimin-e-fitores/ Tue, 19 Mar 2024 06:02:10 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377116

Dëgjohej balada e tij e preferuar nacionaliste që u bënte thirrje rusëve: “Mëmëdheu po thërret. Mos e zhgënjeni”. Pastaj bendi i tij luante këngën për sakrificat në kohë lufte. Dhe pastaj ai hyri në skenë, nën banerin që festonte 10-vjetorin e pushtimit të Krimesë në Ukrainë, për t’ua përkujtuar mijëra rusëve të tubuar në Sheshin e Kuq se lufta e tij për t’i bashkuar territore Rusisë nuk kishte marrë fund.

Presidenti Vladimir Putin, një ditë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet sa për sy e faqe, sinjalizoi të hënën se lufta kundër Ukrainës do të vazhdojë të dominojë regjimin e tij dhe bërë thirrje për unitet që do ta kthente popullin e lindjes së Ukrainës “në shtëpinë e vet”, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

“Do të ecim bashkë, dorëpërdore”, ka thënë Putini, duke shpalosur edhe planet për rikthimin e linjës hekurudhore që shpejtë do të lidhë Krimenë me territoret e marra nga Ukraina. “Dhe kjo është fiks ajo që do të na bëj më të fuqishëm – nuk janë fjalët, por veprat”.

Shfaqja e ngjyrimeve nacionaliste u realizua pas tre ditësh zgjedhje, të cilat ngjallën krahasime mes Rusisë së Putinit dhe diktaturat tjera autoritare. Të dielën mbrëma, televizionet shtetërore deklaruan se ai kishte fituar me më shumë se 87 për qind të votave, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Duke fshehur natyrën e rrejshme të zgjedhjeve, Putini solli në skenë tre garuesit këlyshë që Kremlini i kishte zgjedhur për të garuar kundër tij. Secilit ua dha mundësinë që të flisnin. U tha se kishin qasje të ndryshme në garë, por se “kanë një mëmëdhe”.

Kandidati komunist që përfundoi garën me 4 për qind të votave, lavdëroi Putinin që e solli Krimenë në shtëpi.

Ai tha se Krimea përgjithmonë do të jetë pjesë e Rusisë. “Për Rusinë, për të ardhmen tonë të madhe dhe për presidentin e Rusisë së madhe”.

Kandidati i fundit, nga Partia e Re e Popullit, tha se kurrë nuk do të harronte ditën se sa krenar ishte ndier për Putinin kur ai aneksoi Krimenë në vitin 2014.

“Urime festa”, bërtiti Putini. “Rroftë gjatë Rusia”.

Festa e orkestruar për ishte përkrahje për Putinin. U shfaq gjatë tërë kohës në televizionin shtetëror. Tubimi ishte i menduar që të përçonte mesazhin se përkrahja për liderin rus ishte gjë patriotike për ta bërë.

Para pushtimit të Ukrainës, politologët që studiuan Rusinë gjetën se perceptimi për popullaritetin e Putinit ndihmoi në përkrahjen e tij dhe e mbajti atë në pushtet. Shumë rusë kishin mendimet se të gjithë përreth tyre po e përkrahnin liderin rus.

“Njerëzve u pëlqen të ecin me turmën”, thotë Noah Buckley, profesor i shkencave politike në Trinity College në Dublin. “Njerëzve u pëlqen të jenë në anën fituese”.

Ky lloj i përkrahjes mund të bjerë me shpejtësi nëse perceptimi i realitetit shembet. “Mirëpo nuk mund të parashikoj nëse kjo mund të ndodhë gjatë këtyre zgjedhjeve ose së shpejti”, thotë Buckley.

The post Putini shfaq planet për Rusinë e Madhe në fjalimin e fitores appeared first on Gazeta Express.

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim https://www.gazetaexpress.com/moti-per-sot-dhe-diteve-ne-vazhdim/ Tue, 19 Mar 2024 06:00:49 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377114

Sot në Kosovë pritet të kemi mot më të ftohtë dhe plotësisht të vranët në mëngjes dhe para, ndërsa pasdite vonë pason kthjellimi i motit. Gjarë orëve të hershme të mëngjesit priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Në mbrëmje kthjellim i motit dhe në mëngjesin e së mërkurës priten ngrica në shumë rajone.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, më intensive në territorin Shqiptar. Pasdite dhe në mbrëmje khtjellim i motit që vjen nga veriperëndimi e veriu. Gjatë natës në tërë rajonin pritet mot i kthjellët dhe i ftohtë, vende-vende me ngrica.

Nga e Mërkura shumë më shumë rreze diellore, por fillimisht do të jetë ftohtë sidomos (në mëngjes), ndërsa pason rritja graduale e temperaturave ditore. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë deri afërsisht ditën e Premte./MeteoBallkan

The post Moti për sot dhe ditëve në vazhdim appeared first on Gazeta Express.

Vuçiq: Nuk ka marrëveshje për dinarin https://www.gazetaexpress.com/vuciq-nuk-ka-marreveshje-per-dinarin/ Tue, 19 Mar 2024 05:56:58 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377110

Nuk ka asnjë marrëveshje sa i përket çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë, thotë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka theksuar se pavarësisht kërkesës për heqjen e monedhës, megjithatë nuk do ta pranojë atë.

“Nuk ka marrëveshje për çështjen e dinarit, ju po kërkoni që të pajtohemi që të heqim monedhën tonë nga territori ynë. Nuk do ta bëjmë dhe nuk mundemi”, tha Vuçiq, transmeton “RTS”.

Ai ka theksuar se Serbia “do të gjejmë mënyrën për t’i dhënë para popullit të saj”.

“Thjesht po pres që të shohim këtë rreth Këshillit të Evropës dhe më pas do të duhet të përballen me faktin se do t’i zbuloj gjithë botës se si dhe në çfarë mënyrash gënjyen e mashtruan Serbinë dhe çfarë bën kundër Serbisë, jo këta nga Prishtina, por këta perëndimorë, që u paraqitën si ndërmjetës të ndershëm”, tha Vuçiq.

“Do të flas për shumë gjëra, do të prezantoj informacione për gjëra të ndryshme, shumë do të habiten, si nga fusha e krimit e korrupsionit, po ashtu edhe nga integrimi evropian, situata në marrëdhëniet me Prishtinën, për gjithçka që po ndodh në Republika Sërpska, Bosnjë-Hercegovinë dhe për shqetësimet e popullit serb”, ka thënë Vuçiq.

The post Vuçiq: Nuk ka marrëveshje për dinarin appeared first on Gazeta Express.

Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, do të takohet veç me Osmanin https://www.gazetaexpress.com/zyrtari-amerikan-vjen-ne-kosove-do-te-takohet-vec-me-osmanin/ Tue, 19 Mar 2024 05:55:32 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377106

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë nuk do takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas agjendes së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, aty figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Robinson, pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.

The post Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, do të takohet veç me Osmanin appeared first on Gazeta Express.

Dardan Krivaqa dyshohet se ka grabitur dhe marrë para në kazino https://www.gazetaexpress.com/dardan-krivaqa-dyshohet-se-ka-grabitur-dhe-marre-para-ne-kazino/ Tue, 19 Mar 2024 05:53:52 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377102

Dardan Krivaqa është ulur sërish në bankën e të akuzuarit për një vepër tjetër penale. Ai dyshohet se në bashkëkryerje me Anton Beluli dhe Arbnor Lika në vitin 2012 kishin grabitur një kazino në Ferizaj. Të hënën ka dëshmuar një ish punëtor i kazinos.

Daljet në gjykatore nuk i ka të rralla.

Por të hënën, Dardan Krivaqa para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj nuk doli për vrasjen e Marigona Osmanit.

Kësaj radhe, Krivaqa bashkë me dy persona të tjerë po akuzohet për një grabitje në një kazino në Ferizaj para 12 viteve.

Sipas aktakuzës, Krivaqa, Anton Beluli dhe Arbnor Lika, më 14 dhjetor 2012 në bashkëkryerje kishin hyrë në kazino ku nën kërcënimin e revoles dhe thikës kishin marrë nga punëtorët aty 1 mijë e 500 euro dhe ishin larguar.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Sefedin Denjani që në atë kohë kishte qenë punëtor në kazino.

Ai ka thënë se për shkak se ka kaluar kohë e gjatë nuk i mbanë mend detajet.

Tutje dëshmitari ka thënë se nuk i njeh të dyshuarit.

Pas dëshmisë së tij, tentuan që ti shfaqnin pamjet e natës kritike në sallë.

Por, në mungesë të pajisjeve teknologjike, seanca është shtyrë për muajin prill në mënyrë që të sigurohet një sallë adekuate për t’i parë të gjithë më qartë pamjet e 14 dhjetorit të vitit 2012.

Edhe vet Krivaqa ishte i interesuar që ti shihte pamjet e asaj nate, për veprën penale grabitje që ngarkohet.

The post Dardan Krivaqa dyshohet se ka grabitur dhe marrë para në kazino appeared first on Gazeta Express.

Horoskopi i ditës, 19 Mars 2024 https://www.gazetaexpress.com/horoskopi-i-dites-19-mars-2024/ Tue, 19 Mar 2024 05:52:13 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377099

Dashi

Do të jeni të mërzitur për shkak të disa projekteve që nuk stimulojnë kreativitetin tuaj. Megjithatë duhet të mundoheni të mbyllni gjithçka brenda një kohe të shkurtër, pasi në të kundërt rrezikoni që t’iu grumbullohet pune. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, në rast se prisni përgjigje në dashuri.

Demi

Mos u ndjeni të detyruar që të ndiqni të gjitha këshillat dhe sugjerimet e marra nga personat që ju rrethojnë, pasi jo vetëm ju e dini se për çfarë keni nevojë, për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në dashuri mos u tregoni shumë grindavec/e.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft e frytshme për punën dhe bashkëpunimet e reja. Jini më spontan dhe mos hezitoni që të shfaqni kapacitetin tuaj teknik. Në dashuri parashikohen zhvillime interesante.

Gaforrja

Mos lejoni që të përfshiheni nga paniku, nëse haseni me të papritura në rrugën tuaj profesionale. Kjo pasi në të vërtetë këto sfida ju lejojnë që të nxirrni në pah aftësinë tuaj. Jini kurajoz, sidomos në dashuri.

Luani

Gjatë kësaj dite do të tregoni kujdes ndaj një personi të cilin e keni shumë përzemër dhe që po kalon një periudhë të vështirë. Duke qenë komunikues, do ta ndihmoni që të mos bëjë një zgjedhje të nxituar. Në sferën profesionale, pritet të ketë të reja.

Virgjëresha

Një takim më se rastësor, do ju bëjë tejet euforik. Kjo gjë do ju japë mundësinë që të rizgjoni disa ndjenja, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Horoskopi ju sugjeron që të mundoheni të respektoni më shumë, këshillat e kolegëve tuaj në punë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, për shkak se pa dashje, mund të joshni një person që nuk ju intereson. Hijeshia juaj do ju mundësojë që të bëni shumë persona për vete. Në vendin e punës jini më të lirshëm dhe të guximshëm.

Akrepi

Kjo ditë mund të jetë mjaft intriguese dhe do ju ftojë që të mos jini shumë pesimistë, sidomos në dashuri, ku mund të keni një keqkuptim me personin që ju pëlqen. Përgjigjet që prisni, janë fare pranë. Ky është një moment shumë i mirë edhe për të bërë biznes apo blerje të ndryshme.

Shigjetari

Do të ndjeni nevojën që të rinovoni totalisht jetën tuaj, dhe do të gjeni stimuj të rinj. Dashuria do të jetë një prioritet absolut, kështu që jini të gatshëm që të keni takime të kënaqshme, apo të zyrtarizoni një lidhje.

Bricjapi

Do të jeni shumë të përqendruar në realizimin e një projekti të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Ka ende disa çështje që duhen sqaruar, lodhur me disa bashkëpunime të rëndësishme për ju. Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte, merrni më shumë kohë për tu kujdesur për veten.

Ujori

Mundohuni të jeni më shumë të kuptueshëm dhe bashkëpunues me kolegët tuaj në punë, pasi në këto momente, duhet të jeni të gatshëm për gjithçka. Do të merrni disa përgjigje të mira në dashuri, kështu që përfitoni për të çuar përpara propozime lidhur me udhëtime apo transferime.

Peshqit

Kjo do të jetë një ditë e turbullt, gjatë së cilës do të jeni mjaft aktiv. Do të gjeni mënyrën për të treguar të gjithë krijimtarinë tuaj, duke nisur një aktivitet të ri në bashkëpunim me kolegë ose mik të besuar. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.

The post Horoskopi i ditës, 19 Mars 2024 appeared first on Gazeta Express.

Ambasadori amerikan e provon edhe në muzikë, luan në piano në Prizren https://www.gazetaexpress.com/ambasadori-amerikan-e-provon-edhe-ne-muzike-luan-ne-piano-ne-prizren/ Tue, 19 Mar 2024 05:51:03 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377095

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, të hënën ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në platformën “X”, ku ka shpërndarë edhe disa foto.

Hovenier tha se ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, si dhe ka bashkëbiseduar me nxënësit në Këndin Amerikan.

Ai në foto shihet teksa është duke luajtur në piano dhe po e ndjenë muzikën.

“Vizitë shumë e mirë sot në Prizren. U takova me kryetarin [Shaqir] Totaj, bisedova me nxënësit në Këndin Amerikan në Prizren, bëra muzikë me muzikantët e ndryshëm të OneBeat Balkans, dhe shëtita Hangarin mbresëlënës të Autostradës Biennale”.

“I frymëzuar nga nismat kreative, inovative dhe bashkëpunuese që i bashkojnë të rinjtë, artistët dhe ndërmarrësit e ndryshëm”, shkroi Hovenier.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1769824000241201469

The post Ambasadori amerikan e provon edhe në muzikë, luan në piano në Prizren appeared first on Gazeta Express.

Thierry Henry godet skuadrën e  Real Madridit https://www.gazetaexpress.com/thierry-henry-godet-skuadren-e-real-madridit/ Mon, 18 Mar 2024 22:41:46 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377062

Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka thënë se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Ka qenë gjithmonë kështu dhe e dija se do të ishte e vështirë. Është krejtësisht normale, veçanërisht për klubet jashtë vendit. Lojërat Olimpike janë këtu në Francë dhe klubet vendase do të ndihmojnë. Ekipet jashtë – janë më të vështira. Por unë kurrë nuk u ndala në “jo”-në e parë. Do të shohim se çfarë mund të bëhet por vendimi do t’u lihet klubeve sepse këto nuk janë data zyrtare të FIFA-s. Ka shumë emra që do të donim të kishim, por nuk është e qartë se kur do të kemi një përgjigje”, tha Henry.

Eduardo Camavinga, Tchouameni dhe Ferland Mendy janë francezët që luajnë për madrilenët.

The post Thierry Henry godet skuadrën e  Real Madridit appeared first on Gazeta Express.

Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg https://www.gazetaexpress.com/kajtazi-thote-se-zharku-eshte-kriminel-tregon-si-iu-shmang-denimit-me-burg/ Mon, 18 Mar 2024 22:37:04 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377089

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka sanksionuar ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Këtë e ka komentuar gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin “Majtas jo Djathtas” të T7.

“Zharku është krimine”, tha fillimisht Kajtazi, teksa më pas nisi të tregonte ku e bazon mendimin e tij për ish-kryetarin e Kaçanikut.

Ai përmendi rastin e një prone, fermë delesh që Zharku ishte dënuar për shkak se kishte bërë presion te blerësi i asaj prone.

Pasi ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë, Kajtazi thotë se Zharku kishte shkuar në Suedi që si shtetas i atij shteti përfitonte nga parimi kushtetues suedez që nuk ekstradon shtetasit e tij.

“Ai është kriminel, veprimet e sjelljet i ka të tilla. Zharku ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një rast të detyrimit. Dikush në një fshat kah Ferizaj, pati ble në privatizim një fermë të deleve, kështu është quajtur ferma. Zharku me disa të tjerë shkojnë e kërcënojnë dhe e detyrojnë me u tërheq nga tenderi. Ky hynë I dyti me marrë,me u bo pronar I asaj prone. Ky zotëriu ka shku në gjykim, deri në fund dhe Zharku është dënuar, është vërtetuar që ka kryer vepër penale. Finalja e gjithë kësaj është që është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë. Gjatë kohës së ankimimit të vuajtjes së dënimit, Zharku ka ikur, atje ka shtetësi suedeze dhe Suedia me Kushtetutën e vet shtetasit e vet nuk I ekstradon në vendet e tjera. Suedia ka kërku që lënda me u transferu atje, por aso kohe PDK-ja ka qenë në pushtet dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu për 6 vjet është parashtru vuajte e dënimit dhe menjëherë është kthyer në Kosovë”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta Express

The post Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg appeared first on Gazeta Express.