Kthehu lart

“Ymyti” thotë 'Mirëmëngjesi' në gjuhen shqipe

“Ymyti” thotë 'Mirëmëngjesi' në gjuhen shqipe GazetaExpress

Nuk është hera e parë që aktori shkruan fjalë në gjuhen shqipe

Aktori turk, Deniz Evin, të cilin e njohim për rolin e “Ymytit” në serialin “Më fal”, pak minuta më parë ka bërë një postim në Instastory, përmes të cilës të gjithë fansave i’u ka thënë mirëmëngjesi. 

Mirëmëngjesi ai ka shkruar në gjashtë gjuhë në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe. 

Ai ka shkruar në gjuhen turke, shqipe, gjermane, arabe, portugeze, maqedonase, shkruan rtv21.tv 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori ka shkruar fjalë në gjuhën shqipe, pasi që edhe më parë ai bashkë me gruan e tij, Gaye Turgut që luan në serialin e njëjtë në rolin e “Baharit” kanë uruar disa festa në gjuhën shqipe. 

Ndonëse në serial ata janë motër e vëlla në jetën reale ata janë burrë dhe grua.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Janar 2019 16:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera