Kthehu lart

Reperi shqiptar emocionohet në MTV derisa flet për origjinën: "Ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka"

Reperi shqiptar emocionohet në MTV derisa flet për origjinën: "Ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka" GazetaExpress

Artistët me origjinë shqiptar pa dyshim se po na përfaqësojnë më së miri nëpër botë.

E këtë herë gazetari shumë i njohur botëror, Sway ka pasur të ftuar reperin Gashi në emisionin e tij shumë të shikuar në MTV, TRL.

Sway e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po bëhet që artistët që po vijnë nga atje po kanë kaq shumë sukses, përcjell Gazeta Express.

Shumë i emocionuar, Gashi ka folur me dashuri, duke shpjeguar: “Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Gjatë intervistës janë përmendur edhe artistët e tjerë që po ecin shumë mirë në skenën ndërkombëtare të muzikës, përfshirë Dua Lipa, Bebe Rexha, Action Bronson e sigurisht edhe Rita Ora./Gazeta Express/

View this post on Instagram
MTV
A post shared by GASHi (@gashi) on


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 20 Shtator 2018 11:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera