Kthehu lart

Muzat e 'Pirelli' me kalendar 'të nxehtë'

Muzat e 'Pirelli' me kalendar 'të nxehtë' GazetaExpress

​Një kalendar që nuk përkufizon vetëm trupat, por jetët.

Kalendari Pirelli, The Cal 2019, u prezantua në Milano të Italisë, këtë të mërkurë, i realizuar me mjeshtëri nga fotografi i modës skoceze Albert Watson.

Janë katër muzat e filmuara në 40 imazhe me ngjyra dhe bardhë e zi, foto të realizuara nga Miami në New York.

Në to shfaqen aktoret Laetitia Casta, Julia Garner, modelja Gigi Hadid dhe balerina Misty Copeland.

Nëpërmjet kalendarit përcillen katër filma të vegjël, siç i përkufizon Watson, katër histori mes ëndrrës dhe realitetit. 

Gigi jeton në Manhattan dhe është një zonjë e pasur e dominuar nga mërzia dhe vetmia, Misty është një balerinë në kërkim të suksesit. 

Ndërsa Laetitia është një piktore e cila jeton në banesën-studio me partnerin e saj dhe Julia një fotografe e re. 

Katër “modelet” bëhen interpretuese të ëndrrave dhe ambicjeve dhe si në jetën e përditshme ato kanë pranë tyre burra të angazhuar ose miq, të cilët mbështesin dhe ndajnë me angazhimet, zhgënjimet dhe sfidat e tyre. “Albert u përpoq të kapte diçka nga shpirtrat tanë më shumë se nga trupat tanë”, – përfundon Casta. 

 
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Dhjetor 2018 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera