Kthehu lart

Met Elshani reagon ndaj Burim Ademit, tmerrohet kur e kupton se një vajzë ka tentuar vetvrasjen pas postimit të tij

Met Elshani reagon ndaj Burim Ademit, tmerrohet kur e kupton se një vajzë ka tentuar vetvrasjen pas postimit të tij GazetaExpress

Met Elshani me anë të disa postimeve ka reaguar ndaj "humoristit" Burim Ademi.

Para pak kohësh, Burim Ademi përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka ndikuar që një vajzë 15-vjeçare të tentojë të bëjë vetëvrasje.

Kjo pasi që në video protagoniste ishte vajza, ndërsa Ademi ka publikuar videon pa autorizimin e saj.

Ademi është akuzuar dhe gjobitur për një shumë të caktuar parash, por Met Elshani nga OnRecords ka reaguar për këtë lajm, duke u shprehur i tmerruar.

Elshani ka thënë se ndaj këtyre personave që për famë bëjnë gjithçka, duhet marr masa shumë më të rënda./Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 14:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera