Kthehu lart

Ledri u zu me grushta për të, Dafina habit me premtimin që bën

Ledri u zu me grushta për të, Dafina habit me premtimin që bën GazetaExpress

Viti që lamë pas ishte padyshim një vit i mbushur me suksese për këngëtaren Dafina Zeqiri.

Por Dafina ka premtuar se edhe gjatë këtij viti do të ketë mjaft surpriza nga ajo.

Surpirizën e parë, ajo e ka bërë me anë të një postimi në Instastoryn e saj. Dafina ka shkruar se ka gjetur zgjidhjen për zënkat këtë vit dhe nuk është aspak e interesuar të rrethojë veten me negativitet.

E gjithashtu duket dhe si një mesazh për zënkat në të cilat ajo apo njerëzit pas saj janë përfshirë në të shkuarën.

Postimi i këngëtares:

"Sa për informacionin tuaj…Nuk do të debatoj më në 2019-ën. Do të dërgoj “ok” dhe do të vazhdoj jetën time".

Ndërsa ne sjellim në kujtesë se kohën kur Dafina dhe Ledri Vula ishin në një lidhje dhe ky i fundit u përfshi në një sherr me grushta me Krenar Çoçaj dhe përfunduan në sallën e gjyqit.

Në atë kohë në mediat rozë qarkullonte lajmi se molla e sherrit ishte bërë Dafina Zeqiri. E mesa  duket nga postimi Dafina ka hequr dorë nga sherret.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Janar 2019 07:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera