Kthehu lart

'Kam fobi njerëzit e shëmtuar' Aurela Hoxha sqaron deklaratën që zgjoi urrejtje ndaj saj

'Kam fobi njerëzit e shëmtuar' Aurela Hoxha sqaron deklaratën që zgjoi urrejtje ndaj saj GazetaExpress

Një deklaratë e Aurela Hoxhës në emisionin “Pop Culture”, shkaktoi shumë reagime në mesin e ndjekësve të saj.

Ajo pranoi publikisht se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme dhe se këtë e ka bërë që e vogël. Kaq mjaftoi që disa media t’i kujtojnë ndërhyrjet që ka bërë. “Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”.

Pas shumë keqkuptimeve të krijuara nga kjo deklaratë, Aurela ka reaguar sërish në Instagram, duke thënë se e kishte fjalën për ata njerëz që nuk janë të bukur por të ëmbël dhe që ju lexohet në fytyrë shpirti i mirë: “Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Nentor 2018 18:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera