Kthehu lart

"Je tatuazh në zemër", Besa dedikim prekës personit më të dashur

"Je tatuazh në zemër", Besa dedikim prekës personit më të dashur GazetaExpress

Këngëtarja Besa Kokëdhima i ka dedikuar disa fjalë të ndjera nënës së saj me rastin e ditëlindjes.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto së bashku me të ëmën, Brixhilda Kokëdhimën, ku i dedikon fjalët më të bukura për ditëlindje, duke kujtuar edhe këngën që i ka dedikuar vite më parë “Tatuazh në zemër”. 

“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Brixhilda Kokëdhima! Je shembulli më frymëzues se si një qënie mund të jetë gruaja perfekte, nëna e pakursyer, femra hyjnore ; e brishtë dhe e hekurt, shoqja me cool & moderne, engjëlli besnik i familjes tonë! ‘Unë për ty e fal dhe jetën, se ti je Tatuazh në Zemër...! Të uroj të kalosh sa më bukur e gëzuar sot, edhe 1000 vite të tjera të lumtura, plot kreativitet, frymëzim, dashuri e suksese!,”-përfundon Besa në rrjete sociale./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Janar 2019 12:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera