Kthehu lart

Humbi nënën pak javë më parë, këngëtarja shqiptare përlotet në emision

Humbi nënën pak javë më parë, këngëtarja shqiptare përlotet në emision GazetaExpress

Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja nga jeta e nënës së këngëtares Eranda Libohova dhe dhimbja për të vijon të jetë e madhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi se humbja e nënës i ka shkaktuar boshllëk të madh pasi prej vitesh jetonin së bashku. Këngëtarja u shpreh se i mungon përditshmëria me të, por shtoi se ajo ishte nënë e lumtur dhe se i ka lënë shumë kujtime.

 “Unë kam jetuar me mamin. Është shumë e dhimbshme për mua. Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime para disa kohësh kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”. Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte… Kur dilja unë në televizor ajo kënaqej. Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën. Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”, tregoi Libohova./tvklan.al

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 18:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera