Kthehu lart

Ekskluzive: Këta janë emra të mëdhenj që do të marrin pjesë në edicionin e 20 të Këngës Magjike

Ekskluzive: Këta janë emra të mëdhenj që do të marrin pjesë në edicionin e 20 të Këngës Magjike GazetaExpress

Edicioni i 20 i festivalit ‘Kënga Magjike’ do të rikthejë shumë emra të mëdhenj.

Këtë vit festivali i këngës ‘Kënga Magjike’ organizon edicionin e njëzetë.

Festivali njihet si një burim i hiteve që kanë mbetur në mendjen e dëgjueseve të muzikës për vite me radhë dhe pjesëmarrja e shumë artistëve të njohur ia ka rritur vlerën festivalit gjithmonë, shkruan Gazeta Express.

As këtë vit nuk do të jetë ndryshe, e në 20-vjetorin e festivalit do të kemi shumë emra që rikthehen me krijimet e tyre në një garë që duket të jetë shumë e fortë.

Ndër ta, Gazeta Express mëson se është edhe reperi Mc Kresha e gjithashtu edhe këngëtari Flori Mumajesi, i cili rikthehet pas skandalit të vitit 2015 me Stinen.

Nga artistët tjerë, Fifi ka konfirmuar pjesëmarrjen, e cila tregon se do të vijë në bashkëpunim ndërsa edhe reperi Stresi do të jetë konkurrentë me një këngë të tij.

Gjatë ditëve në vazhdim do të zbulojmë edhe shumë emra të tjerë pasi ky edicion do të jetë i stër-mbushur me këngëtarë të suksesshëm./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Shtator 2018 18:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera