Kthehu lart

Artistët shqiptarë që nuk flasin mes vete

Artistët shqiptarë që nuk flasin mes vete GazetaExpress

Jo vetëm Rita e Dua, këta janë disa nga artistët e vendit të cilën nuk i kanë 'punët mirë' mes vete.

Ka shumë arsye pse artistët në gjithë botën nuk i kanë marrëdhëniet mirë mes vete, e megjithëse shumë herë arsyeja kryesore është xhelozia dhe konkurrenca, shpesh herë ka arsye tjera edhe më personale.

E meqë kohët e fundit po përflitet shumë fakti se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet mes tyre, Gazeta Express ka bërë një listë të artistëve shqiptarë që nuk i kanë punët mirë e madje nuk flasin mes vete:

Getoar Selimi – Ledri Vula: Dikur anëtarë e themelues të ‘Babastars’, dyshja nuk kanë mundur t’i rregullojnë gjërat pas daljes së Ledrit nga grupi. 

Unikkatil – Noizy: Rivaliteti mes reperëve shqiptarë po vazhdon edhe sot e kësaj dite. 

Mc Kresha – Blero: Ndonëse kanë bashkëpunuar në shumë këngë, ata tani nuk flasin për shkak të një keqkuptimi. 

Lori – Shkurta Gashi: Dy këngëtaret e muzikës popullore nuk flasin, e me siguri arsyeja është rivaliteti mes tyre në muzikë. 

Fero – Mozzik e Getinjo: Reperët nuk flasin pas daljes së bujshme të vëllezërve nga labeli i njejtë ku është tani Fero. 

Tayna – Rina: Dy reperët ia kanë nisur me rivalitet që nga fillimi i karrierës së tyre si repere, duke u shtyrë vazhdimisht se cila është më e mira në këtë zhanër. 

Nora Istrefi – Tuna: Dy kunatat është konfirmuar se nuk shkojnë aspak mirë mes vete, sidomos pas martesës së Tunës me vëllain e Robertit./Gazeta Express 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Shtator 2018 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera