Vëllai i Kate Middleton qenka një super-mashkull dhe femrat tani po e marrin vesh këtë


11/01/2019

Ndoshta nuk e dinit më parë por vëllai i vogël i Kate Middleton, James, është shumë-seksi dhe këtë na e vërtetoi pasi bëri publik profilin e tij në Instagram.

Pasi i hodhëm një sy të përgjithshëm, dolëm në konkluzionin se profili i tij është i mbushur me foto të lezetshme me qenushin, momente të kapura gjatë aventurave dhe shumë, po shumë imazhe ku tregon trupin. 

Sytë me ngjyrë, flokët e shkatërruar dhe mjekra, me siguri janë vetëm disa nga detajet që do t’i marrin mendjen femrave. 

Ndryshe nga motrat e tij, ai duket se pëlqen aventurat dhe po e shijon jetën në maksimum, si dhe është shumë i dashuruar pas qenve.

Ndërsa motra Pippa shfaqet në një foto krah të vëllait, Kate nuk duket asgjëkundi. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart